MENU
klinika

Ç'do të humbasë SHBA?

SHBA s’duhet të bëhet ‘armike’ e Gjermanisë

19.02.2019 - 10:41

Tarifat ndëshkuese ndaj makinave gjermane do të ishin një akt armiqësor, dhe pasojat mund të mos jenë pozitive.

Nëse Presidenti Donald Trump beson vërtet se importet e makinave gjermane janë një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane, marrëdhëniet SHBA-Gjermani mund të përkeqësohen me një mbir të Luftës së Dytë Botërore.

Raporti i sekretarit Wilbur Ross lidhur me këtë ende nuk është bërë publike. Por Trump ka kërcënuar më parë të imponojë një tarifë prej 25 përqind mbi makinat e prodhuara nga jashtë, dhe raporti i Ross mund t’i ofrojë atij një justifikim.

Gjermanët dhe partnerët e tyre në Bashkimin Evropian presin më të keqen.

Foto e marrë nga Bloomberg

Në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të shtunën, kancelaria Angela Merkel foli sikur ta dinte atë që ishte shkruar në raportin e Ross: “Fabrika më e madhe e BMW është në Karolinën e Jugut, jo në Bavari, por në Karolinën e Jugut. Karolina e Jugut dërgon në Kinë. Nëse këto makina, të cilat janë ndërtuar në Karolinën e Jugut, si dhe ato të ndërtuara në Bavari, papritur paraqesin një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atëherë kjo na frikëson”.

Ajo që është e frikshme këtu nuk është vetëm implikimi që, 30 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania mund të konsiderohet përsëri një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA. Është se një tarifë prej 25 përqind mund të ndikojë shumë në rritjen ekonomike të Gjermanisë, e cila pritet të arrijë vetëm 1 përqind këtë vit.

Javën e kaluar, Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike në Universitetin e Mynihut raportoi se tarifat ndëshkuese do t’i kushtonin Gjermanisë 7.7 përqind të eksporteve të makinave dhe 4.9 përqind të shitjeve totale të makinave. Do të ulte vlerën e shtuar në industrinë e automobilëve me rreth 7 miliardë euro (7.9 miliardë dollarë) dhe do të reduktonte prodhimin ekonomik të Gjermanisë me 5 miliardë euro, ose rreth 0.1 përqind.

Kjo do të përbënte një veprim armiqësor, të ngjashëm me sanksionet që SHBA i ka imponuar Rusisë, një kundërshtar, jo një aleat.

Foto e marrë nga NECN

Në fakt, një numër i sondazheve të fundit kanë treguar një pakënaqësi të thellë gjermane lidhur me raportin me SHBA. Sipas një sondazhi të porositur nga Lobi, Atlantik-Bruecke, 85 për qind e gjermanëve e vlerësojnë marrëdhënien si “mjaft negative” ose “shumë negative” dhe 58 për qind thonë se Gjermania duhet të distancohet më shumë nga SHBA-ja.

Megjithatë, një sondazh tjetër zbuloi se gjermanët e konsiderojnë SHBA-në kërcënimin më të madh për paqen botërore, përpara Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Administrata e Trump duhet të bëjë një hap prapa dhe të shqyrtojë nëse dëshiron të shkojë më tej në këtë rrugë.

Sondazhet gjermane tregojnë se Shtetet e Bashkuara nuk po shkatërrojnë një aleancë të vjetër; por po prish imazhin e saj në vendin më të fuqishëm të Evropës. Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një rivlerësim i tillë.

Bloomberg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN