Janë mbyllur sfidat e Kategorisë së Parë të javës së 17-të, ku Vllaznia, për 100 vjetorin e saj, ka arritur një fitore të thellë me rezultatin 6-1.
Shkodranët festojnë dyfish, pasi shkëputen edhe më shumë nga rivalët e tyre, pasi Erzeni është mundur në Shënkoll, si dhe Dinamo që ka humbur 1-0 në Peshkopi me Korabin vendas.
Burreli ka mundur 5-2 ekipin e Veleçikut, ndërsa Iliria dhe Besëlidhja kanë ndarë nga një pikë, pasi sfida në “Redi Maloku” ka përfunduar me rezultatin e “bardhë” 0-0.
GRUPI A
BURRELI-VELEÇIKU 5-2
21’32’61 Ajazi, Rahova 49′, Kurbneshi 75’/Ujka 68′, 92’
VORA-VLLAZNIA 1-6
Myslimi 93′ / 7′ 43′ Kruja, 50’Hajdari, Zhunior 62′, Eziamaka 80′, 85′
KORABI-DINAMO 1-0
Skuka 51′
ILIRIA-BESËLIDHJA 0-0
SHËNKOLLI-ERZENI 1-0
Zefi 58′
Janë zhvilluar edhe 3 nga pesë ndeshjet e Grupit B, ku bien në sy Oriku që ka marrë një fitore të çmuar ndaj Apolonisë në Fier me rezultatin 1-0 duke siguruar thuajse një vend në pesëshe, e po ashtu edhe Egnatia që ka fituar në transfertën delikate të Cërrikut.
Elbasani ka barazuar me Pogradecin në fushën e vet duke marrë pikë shpresë për mbijetesën, ndërsa dy sfida interesante luhen nesër, ku Bylisi pret Tomorin në Ballsh dhe Besa luan në transfertën e vështirë të Lushnjës.
GRUPI B
TURBINA-EGNATIA 1-2
Sallaku 32′ / Dimo 23′ (11-m), Rexhepi 45+4′
ELBASANI-POGRADECI 1-1
Nuri 11’/Ivani 87′
APOLONIA-ORIKU 0-1
Dhrami 79′
17.02.2019, ora 14:00
Bylis-Tomori
Lushnja-Besa