Menu

Flet drejtori i policisë

Shkodra del nga harta e kultivimit të kanabisit?

07.02.2019 - 12:15

Pavarësisht punës së task-forcës kundër kanabisit në Shkodër, ky qytet nuk ka mundur të dalë nga harta e zonave ku kultivohet kanabis.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Prefekti Çesk Millja tha se kultivimi ka pësuar rënie të ndjeshme, por nuk është arritur objektivipër heqjen e qarkut nga harta.

Është zvogëluar sasia e kanabisit por nuk u arrit objektivi për heqjen e qarkut nga harta e zonave ku kultivohet kanabis.Problem përveç zonave të evidentuara si problematike për kultivimin e kanabisit, problem na dalin dhe ambjentet e mbyllura ku kultivohet përmes energjisë“, u shpreh Millja.

Ndërkohë drejtori i policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati foli për 3-4 grupe kriminale që operojnë në Shkodër.

Shkodra ka zona me risk por fenomeni po zvogëlohet. Janë ulur mbi 20% rastet dhe është rritur zbulueshmëria e autorëve. Janë mbi 3 -4 grupe kriminale në Shkodër dhe funksionojnë si grup i strukturuar kriminal por tashmë janë në kushtet e minimales. Sivjet kishim miniparcela. Kujdes duhet ti kushtojmë ambjente të mbyllura nga serat, tunelet, qoftë dhe pallatet, pasi krimi kërkon metoda të reja“, tha Bushati.