MENU
klinika

Kampioni absolut

Shuma që do Mayweather për në kafaz

11.02.2019 - 16:05

Floyd Mayweather mund të rikthehet, kësaj here jo në ringun e boksit, por në kafazin e UFC-së. Megjithatë, për të duhet të paguhen 1 miliard dollarë që të ndryshojë disiplinë.

Dana White, presidenti i UFC-së, vijon të punojë nën rrogoz për të bindur boksierin e pamposhtur (50 fitore e asnjë humbje) që të bëjë hapin e madh dhe të debutojë në artet marciale mikse.

Madje nuk bëhet fjalë vetëm për një duel, por për disa të tilla. Në fakt, kjo ide është hedhur disa muaj më parë. Asokohe u përfol se Mayweather do të përfitonte gati 500 milionë dollarë për 2-3 duele në kafaz.

Në të përfshihej edhe revanshi me ikonën e këtij sporti, Conor McGregor (dy sportistët kanë dueluar në boks në gusht të 2017-ës). Në një intervistë të dhënë së fundi, Mayweather tha:

Mayweather Khabib Nurmagomedov
Mayweather Khabib Nurmagomedov

Mund të arrij një marrëveshje me UFC-në në këto momente. Unë dua një shumë të lartë, gati 1 miliard dollarë. Jam i sinqertë në këtë që kërkoj dhe them. Jeta ime është e shkëlqyer, gjithnjë kam bërë investime të menduara mirë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për parà, pasi kam mjaftueshëm për të bërë një jetë të bukur dhe pa telashe. Mund të blej gjithçka që dëshiroj”.