MENU
klinika

Këshilla

Si të liroheni sa më shpejt nga viruset?

15.02.2019 - 20:07

Bimët janë ilaçi më i shpeshtë kundër viruseve të cilat në këtë periudhë të vitit na sulmojnë.

Hundët e zëna, ndjesi djegie në fyt, kollë e thatë dhe ethe, janë simptoma më të zakonshme që na shqetësojnë kur sëmuremi.

Kështu thonë edhe mjekët popullorë, por ata ofrojnë receta, të caktuara të cilat populli i ka verifikuar, për të dalë shpejt nga gjendja e viruseve.

Hudhra është jashtëzakonisht e shëndetshme, vepron si antibiotik natyral dhe me sukses qetëson kollën gjatë natës.

Kush nuk mund ta përballojë për shkak të aromës specifike, mund ta ziejë, pastaj ta pijë ujin në të cilin është zier hudhra, ndërsa thelpinjtë t’i hajë.

Çaj mëllage rekomandohet për mukozën e thatë të fytit dhe të rrugëve të frymëmarrjes, sepse qetëson kollën, zbut simptomat e saj dhe lehtëson frymëmarrjen.

Mëllaga është e mirë edhe kundër kollës së thatë, por edhe pa problem mund ta pinë edhe shtatzënat edhe fëmijët.

Mjalti vepron kundër baktereve, por më së miri është që ta pini të shkrirë në qumësht dhe çaj.