Më në fund, pas një barazimi dhe 6 humbjeve radhazi në kampionat, Skënderbeu është rikthyer te fitorja, duke mundur 2-1 Laçin, sfidë e luajtur në Korçë.
Pavarësisht ritmit të lartë, pjesa e parë ka përfunduar pa gola. Terreni ka qenë shumë i rrëshkitshëm, ndërsa numri i tifozëve ishte me pikatore, ndikuar shumë edhe nga rezultatet e dobëta, por edhe nga moti.
Pjesa e dytë është më e bukur, kjo edhe për faktin se prodhuan gola. Ishte Krasniqi ai që zhbllokoi reazultatin në minutën e 55-të. Laçi nuk pajtohet dhe përpiqet të mos dalë pa pikë.
Skënderbeu arrin të dyfishojë falë penalltisë, kur Pervan në minutën e 76-të tregohet i saktë. Gjithsesi, Laci nuk dorëzohet. Ka penallti për miqtë dhe në minutën e 89-të portieri Selmani ngushton në 2-1.
Në 3 minutat shtesë bardhezinjtë përpiqen për një surprizë, por Skënderbeu i menaxhon mirë dhe merr pikët maksimale.
SKËNDERBEU – LAÇI 2-1
Krasniqi 55′, Pervan 76′ (p)/ Selmani 89’ (p)
Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Sambu, Pëllumbi, Abazi, Taipi, Sibo, Dita (Kurti 54′), Pervan (Oto Xhon 83′), Muzaka (Gripshi 71′), Krasniqi. Trajner: Orges Shehi
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Sefgjini, Eler, Jonuzi, Çokaj, Shtubina (Berisha 56′), Lushkja (Mane 74′), Xhixha (Okpotu 49′). Trajner:Besnik Prenga
Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Nertil Bregasi, Olsi Sokoli
Kartonë të verdhë: Taipi 42’ / Gjoni 68′, Jonuzi 84′