MENU
klinika

Europa League

Tifozët skocezë goditen nga policia spanjolle

21.02.2019 - 15:43

Tifozët shpesh e kalojnë masën dhe ndërmarrin veprime të dhunshme. Por së fundmi është kritikuar policia spanjolle, për shkak të mënyrës se si ishte sjellë me tifozët e Celtic.

Tifozët skocezë kanë udhëtuar në Spanjë për shkak të ndeshjes kundër Valencias, e cila do të zhvillohet sonte. Mijëra tifozë të klubit skocez arritën dje në kryeqytetin spanjoll.

Këta tifozë pritej të shijonin motin më të ngrohtë në Spanjë, pasi skuadra e drejtuar nga Brendan Rodgers do ta ketë shumë të vështirë të kualifikohet nga kjo fazë, për shkak të disfatës me rezultat 2-0.

Megjithatë, disa pamje nga qyteti sugjerojnë se tifozët e Celtic nuk u trajtuan mirë nga policia spanjolle. Madje, një vajzë, e cila nuk po e kërcënonte aspak policinë, ishte goditur për shkak se tentoi të filmojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN