17.02.2019 - 11:52
Kanë qenë dy vendime njëra pas tjetrës të Komisioneve Disiplinore për Tomorin e Beratin dhe klubi ka marrë një vendim drastik për vazhdimësinë e kampionatit.
Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar ekipi i Tomorit nuk do të paraqitet ditën e sotme në takimin që ishte programuar në orën 14:00 ndaj Bylisit kryesues.
Drejtuesit beratas e kanë bërë këtë njoftim në faqen e “Facebook” duke protesuar ndaj vendimit të Komisionit të Disiplinës që e ndëshkoi me humbje në tavolinë në takimin ndaj Apolonisë.
NJOFTIMI
Futboll Klub Tomori | #FKTProteston
Klubi jonë proteston vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe të atyre që kurdisën dënimin tonë. Skuadra e Tomorit nuk do të paraqitet (sot) në Ballsh.