MENU
klinika

Premier League, Java 25

Tottenham rikthehet në luftën për titull

02.02.2019 - 15:24

Dy fitoreve radhazi dhe Tottenham është rikthyer në luftën për titullin kampion në javën e 25-të, duke marrë vendin e dytë pas suksesit 1-0 në shtëpi ndaj Newcastle.

Tottenham e dominoi ndeshjen që në pjesën e parë, por lojtarët e Pochetino u treguan të pasaktë në mundësitë që iu shfaqën para porte.

Në dy raste ishte Lucas Moura që nuk u tregua i saktë, ndërsa në një moment tjetër Erik Lamela goditi traversën.

Në fraksionin e dytë janë sërish “Spurs” që kërkojnë avantazhin, por goli do të vijë vetëm 6 minuta para fundit. Ishte koreano-jugori Son që goditi fort nga jashtë zone me të majtën e tij dhe gafa e portierit Dubravka që lejon topin të kalojë nën duar u japin tri pikë të arta londinezëve.