Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar se ai do të mbajë një samit të dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut këtë muaj.
Në një fjalim drejtuar kombit me temën “Zgjedhja e Madhështisë”, ai u zotua përsëri për të ndërtuar një mur kufiri.
Ndërsa apeluan për unitetin politik, presidenti republikan tha gjithashtu se “hetimet partiake qesharake” mund të dëmtonin prosperitetin e SHBA. Duke e kundërshtuar, demokratët akuzuan Trump për shkeljen e vlerave të SHBA.
Fjalimi erdhi më pak se dy javë pasi ai vendosi t’i jepte fund mbylljes më të gjatë të qeverisë amerikane kur demokratët refuzuan të financojnë një mur në kufurin SHBA-Meksikë.
Çfarë tha Trump për Korenë e Veriut?
Presidenti tha në fjalimin e tij 82 minuta të martën në mbrëmje se do të takonte Kim Jong-un në Vietnam në 27-28 shkurt. “Shumë punë mbetet për t’u bërë,” tha Trump, “por marrëdhënia ime me Kim Jong-un është e mirë.”
Planet për një samit të dytë kanë nisur që nga bisedimet historike të dy liderëve vitin e kaluar. Takimi i Trump dhe Kim qershorin e kaluar në Singapor ishte i pari midis një presidenti të SHBA dhe një udhëheqësi të Koresë së Veriut.
Ndërkohë që Pyongyang nuk ka kryer asnjë test raketash atomike apo balistike që nga vera e kaluar, ende nuk ka pranuar të shpërbëjë programin e saj të armëve bërthamore.
Çfarë mund të arrijë një samit i dytë?
Pheniani nuk ka testuar asnjë raketë që nga fundi i vitit 2017, por kjo nuk mjafton. Ato ende duhet të shkatërrojnë të gjitha bazat dhe objektet bërthamore. Progresi i ngadalshëm është ndikuar nga fakti se Uashingtoni nuk ka vendosur një afat për denuklearizimin. Kjo i jep kohë Trumpit të përmbushë objektivat e veta deri në fund të madatit të tij në 2021.
Shkatërrimi i plotë i armëve të Koresë së Veriut ka qenë arsyeja kryesore për lidhjen midis Uashingtonit dhe Phenianit, por shumë besojnë se kjo nuk ka gjasa të ndodhë pas disa takimeve.
Procesi i denuklearizimit ka ngecur pas refuzimit të Koresë Veriore për të ofruar të dhëna të detajuara për hapësira bërthamore dhe ato raketore, në të cilat më pas do të angazhoheshin vëzhgues me qëllim të arritjes së ndonjë pakti për shkatërrimin e tyre.
Përveç tjerash, Koreja Veriore ka kërkuar nga SHBA-ja, që të largojë sanksionet e ashpra ndaj verikoreanëve dhe të garantojë siguri, para se të marrë hapa fillestarë për pezullimin e testeve bërthamore apo të atyre raketore.
Një takim i dytë i Trump-Kim nuk do të jetë i mjaftueshëm për të rezultuar në ndonjë reduktim të rëndësishëm në arsenalin atomik të Phenianit. Dy liderët ndoshta do të kenë nevojë për samite të shumta përpara se të bëhen përparime të mëdha në zgjidhjen e këtyre çështjeve.