MENU
klinika

Fjodor Dostojevski

Shkrimtari rus që eksploroi psikologjinë njerëzore!

09.02.2019 - 11:55

Fjodor Mihajlloviç Dostojevski, ishte shkrimtar, eseist dhe filozof rus i cili lindi më 11 nëntor, 1821 dhe vdiq më 9 shkurt, 1881.

Prodhimet letrare të Dostojevskit eksplorojnë psikologjinë njerëzore në kontekstin e turbullt politik, social dhe shpirtëror të shoqërisë ruse të shek XIX.

Dostojevski konsiderohet nga shumë si paraprijësi apo themeluesi i ekzistencializmit të shek të XIX; libri i tij “Shënime nga nëntoka” (1864), i shkruar me zërin e hidhëruar të “njeriut anonim të nëntokës”, është quajtur nga Walter Kaufmann si “uvertyra më e mirë për ekzistencializëm që është shkruar ndonjëherë”.

Dostojekvski njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj dhe më me influencë të të gjitha kohërave.

Origjina e familjes

Nëna e Dostojevskit ishte ruse. Parardhësit e tij nga babai ishin nga një vend i quajtur Dostojeve, vendas të provincës së Minskut, jo shumë larg nga Pisnk. Mbiemri i familjes paternale supozohet të ketë qëne “Rdishev”, para se të merrte eponimin e qytetit “Dostojevski”.

Sipas një burimi, paraardhësit paternal të Dostojevskit ishin fisnikë të polonizuar me origjinë ruse dhe që kishin shkuar në luftë duke bartur mburojën polake të Raduan.

Vitet e hershme

Fjodor, i dyti i shtatë fëmijëve, lindi në Moskë nga Michail Andrevič, një mjek me origjinë lituane e me një karakter ekstravagant dhe despotik që e rrit të birin në një klimë autoritare.

E ëma, Marija Fjodorovna Necaeva, vjen nga një familje tregtarësh. Karakteri i saj ishte i qeshur dhe i thjeshtë, i pelqente muzika dhe ishte shumë besimtare. Do të jetë ajo që do t’i mësojë të birit të lexojë duke bërë që të njohë Aleksandr Puškin, Vasilij Žukovskij dhe Biblën.

Në 1828 babai, Michail Andrevič, shënohet me të bijtë në librin e artë të familjeve fisnike të Moskës.

Në 1831 Fjodor shpërngulet me familjen në Darovoe në provincën e Tulës ku babai bleu një tokë dhe në 1834, bashkë me të vellain Michail, hyn në konviktin privat të L.I.Čermak në Moskë.

Në 1837 e ëma, prej kohësh e sëmurë me tuberkuloz, vdes, dhe djali, bashkë me të vellanë, regjistrohet në konviktin përgatitor të kapitenit Kostomarov, në pritje të provimit të pranimit në Institutin e Inxhinierisë.

Më 16 janar 1838 hyn në Gjimnazin e Xhenios Ushtarake të Petërburgut, ku studion inxhinieri ushtarake, por duke e frekuentuar pa deshirë, meqë interesat e tij janë të orientuara drejt letërsisë.

Më 8 qershor 1838 babai, që i ishte dhënë pijes dhe keqtrajtonte fshatarët e tij, vritet me shumë mundësi nga ata vetë. Kur merr lajmin e vdekjes të babait, Fjodorit i vjen ataku i parë i epilepsisë, sëmundje që do ta ketë për të gjithë jetën.

Në gushtin e 1841 pranohet në kursin për oficer dhe vitin më pas nëntenent. Veren e mëpasme hyn në shërbim efektiv në komandën e inxhinierisë të Pjetërburgut.

Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtje.

Në vitin 1849, Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko-letrar Petrashevski, arrestohen dhe burgosen.

Më pas dënohen me vdekje në 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua, që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutin e fundit, vendimi u anulua. Vetëm pas 10 vjet burgimi politik në Siberi kthehet në Shën Peterburg.

Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të XIX që ka shkruar novelat klasike si Krim dhe ndëshkim (1866) dhe Vëllezërit Karamazov (1880).

Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Novelat e tij ekspoloronin detyrimet psikologjike të njeriut modern. Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës,” një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit