Kishte premtuar se do të respektonte flamurin dhe himnin e Kosovës, por Spanja ka bërë një hap pas dhe është dashur menjëherë ndërhyrja e UEFA-s.
Refuzimi i Spanjës për të respektuar flamurin dhe himnin e Kosovës ka detyruar UEFA-n t’i “tërheqë veshin” për sa u përket ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian të U-17.
Armiqësia e fundit e Spanjës ndaj Kosovës pritet të thyejë premtimin e bërë nga qeveria e saj drejt Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për të respektuar të drejtat e atletëve.
IOC ndërhyri në nëntor dhe shpalli se ishte arritur marrëveshja me ministrat spanjollë, pasi simbolet e Kosovës janë ndaluar në një turne të karatesë në Madrid.
Qyteti spanjoll i Bilbaos është një nga 12 qytetet e përzgjedhura nga UEFA për të zhvilluar ndeshjet e Kampionatit Europian 2020, me Kosovën që është një nga kandidatët potencialë për t’u kualifikuar.
Pavarësia e Kosovës akoma nuk është njohur formalisht nga disa vende evropiane, që kanë problemet e tyre me ndarjen e regjioneve.
Tani, UEFA ka konfirmuar se gjashtë ndeshje nuk do të luhen në Spanjë muajin e ardhshëm. Ndeshjet ku gjithashtu përfshihen Greqia dhe Ukraina do të luhen në Nyon të Zvicrës.