27.02.2019 - 11:03
Pas kujdesit për vajzën e saj të vogël, Ajka, tashmë duket se është koha që këngëtarja Xhensila Myrtezaj të rikthehet te muzika.
Këngëtarja ka treguar se gjendet jashtë Shqipërisë, por këtë herë për një arsye të veçantë që do iu dedikohet fansave.
Xhensila ka treguar se gjendet në Venecia pasi po punon për klipin e baladës së re, një bashkëpunim ky me Pirro Çakon.
Këngëtarja ka treguar se kënga do të publikohet në fillimin e marsit. Pra nuk na mbetet dhe shumë për të zbuluar çfarë do të sjellë ky bashkëpunim i shumëpritur.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
‘E gjithë bota në dy njerëz’
Xhensila tregon xhiron e parë të Besit me Ajkën…
Një vit nga dasma