MENU
klinika

Surprizë në mes të skenës

Anxhela Peristeri feston ditëlindjen

25.03.2019 - 13:52

Anxhela Peristeri është ndër këngëtaret më të mira të muzikës live dhe performancat e saj janë gjithmonë të duartrokitura nga publiku

Dita e sotme është vërtet e veçantë për këngëtaren, pasi data e sotme shënon edhe ditën e lindjes.

Ndërkohë që urimet janë të shumta, Anxhela është surprizuar shumë gjatë kohës që po performonte live në një koncert, pasi diçka e papritur për të ka ndodhur kur ajo u ndodh  papërgatitur.

Kolegu dhe miku i saj Aurel Thellimi është ngjitur në skenë me një tortë në dorë dhe ka emocionuar Anxhelën teksa këndonte së bashku me publikun këngën e ditëlindjes.

Këngëtarja i ka publikuar në Instastory këto momente speciale, ku shihet duke fryrë qirinjtë e tortës në formën e shkronjës A.