MENU
klinika

Kujdesi

Bark i fryrë? Jo më!

08.03.2019 - 19:06

Është e sigurt që edhe juve ju ka ndodhur që të ndiheni të fryrë, një ndjesi e cila ndodh pavarësisht aktivitetit fizik apo dietës së shëndetshme. Shpeshherë është shumë e vështirë të përcaktohet shkaku…

Por ju mund ta parandaloni atë thjesht duke konsumuar disa ushqime specifike!

Ushqimet që parandalojnë fryrjen janë:

Kastravecët… përmbajnë ujë, vitaminë C dhe sodium. Të gjitha këto së bashku do ju mbajnë të dehidratuar dhe do të parandalojnë grumbullimin e ujit dhe fryrjen e barkut. Lëkura e kastravecit ka përmbajtje të lartë të acidit kafeik, një tjetër antioksidues që lufton inflamacionin.

Domatja… duke qenë se është e pasur në kalium, ndihmon në reduktimin e fryrjes së barkut dhe ul nivelet e sodiumit në trup. Domatet (që janë rreth 95% ujë) i sigurojnë trupit lëngjet e nevojshme, duke shmangur kështu dehidratimin.

Kivi, përveçse i shijshëm është edhe shumë i shëndetshëm. Kivi përmban një enzimë natyrale që ndihmon në tretjen e proteinave dhe parandalon fryrjen e barkut. Të gjitha llojet e kivit janë gjithashtu një burim i mirë i fibrave të tretshme dhe të patretshme, që ulin predispozitat për fryrje të barkut duke përmirësuar tretjen.

Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë uji janë shumë të nevojshme për të nxjerrë jashtë trupit kripën. Ushqimi më i mirë në këtë rast është shalqiri, i cili përmban 90% ujë.

Duke qenë se edhe boronicat, manaferrat dhe luleshtrydhet kanë përmbajtje të lartë uji, janë shumë të domosdoshme sepse arrijnë të mbajnë trupin të hidratuar dhe mbajnë nën kontroll nivelet e sodiumit. Përbërja e tyre me fibra, bën të mundur përmirësimin e tretjes në organizëm…