MENU
klinika

Bundesliga

Bayern luan “tenis” ndaj Mainz, rri në krye

17.03.2019 - 20:14

Bayern Munich ka shkatërruar me rezultatin 6-0 Mainz dhe rikthehet në vendin e parë të renditjes së Bundesliga-s.

Golin e gjashtë të takimit e ka shënuar blerja e janarit, kanadezi Alphonso Davies. Ai është bërë lojtari i parë i lindur pas vitit 2000 që shënon gol për bavarezët, menjëherë ai ka hyrë në historinë e klubit.

Festën për kampionët në fuqi e nis Lewandowski që në minutën e 3’. James dhe Coman trefishuan rezultatin përpara pjesës së parë.

Pas pushimit, James kompleton tripletën e parë për Bayern. Hera e fundit që ai kishte shënuar tre gola në një ndeshje ka qenë për Porto-n në vitin 2011.

Davies ka shënuar golin e fundit dhe Bayern harron eliminimin nga Champions League duke u rikthyer në krye.
Aktualisht bavarezët janë në kuotën e 60 pikëve, aq sa Borussia Dortmund i vendit të dytë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN