MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Bekim Balaj shënon golin e dytë në Rusi

30.03.2019 - 15:40

Duket se viti 2019 ka nisur mirë për Bekim Balajn, që ka kaluar tashmë dëmtimin dhe u është rikthyer golave, teksa ka gjetur 3 të tillë.

Sulmuesi shkodran po vijon të tregojë formë të mirë, teksa është kthyer në Rusi, te skuadra e Akhmat Grozny, pas golit me Shqipërinë në Andorra.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar ndaj Spartak Moscow në minutën e 9-të, duke zhvlerësuar golin e shënuar nga Luis Adriano më herët.

Balaj mori një top para zone, falë gafës së mbrojtjes kundërshtare dhe godet fort e saktë nga vija e 16 metrave, duke e çuar topin në rrjetë. Asnjë mundësi reagimi për portierin kundërshtar, që e sheh topin teksa shkon në rrjetë.

Ky është goli i dytë pë sulmuesin shqiptar në kampionatin rus, teksa në fazën e parë ka vuajtur nga një dëmtim dhe shumicën e ndeshjeve e ka nisur nga stoli, por së fundi është kthyer titullar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN