MENU
klinika

La Liga, Java 29

Benzema i jep fitoren Real Madrid

31.03.2019 - 21:42

Një supergol i Karim Benzema në fundin e ndeshjes i ka dhënë fitoren 3-2 Real Madrid ndaj Huesca-s në “Bernabeu”, në një sfidë ku Los Blancos kanë vuajtur shumë.

Takimi ka filluar me dy Zidane në radhët e madrilenëve, duke parë se “Zizou” ka vendosur t’ia besojë portën djalit të tij, Luca, i cili ka qenë me të vërtetë i pafat në të dy golat e pësuar.

Tri minuta i janë dashur miqve për të kaluar në avantazh, por Isco ka kthyer ekuilibrin në të 25-ën, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e luajtura pas rikthimit të Zidane në stol, një më shumë se në 16 takimet e mëparshme.

Madrilenët kanë arritur të përmbysin rezultatin në të 62-ën me Ceballos, por Etxeita ka barazuar 2-2 me  një goditje me  kokë brenda zonës së rreptësisë.

Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Karim Benzema ka realizuar golin e fitores në minutën e 89-të me një të djathtë perfekte.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN