Kanë përfunduar pesë takimet e vlefshme për Kategorinë Parë. Shumë gola dhe shumë ndryshime rezultatesh gjatë lojës, e kanë bërë këtë mbasdite shumë emocionuese.
Bylis ka vijuar me fitoret në Grupin B, duke mbajtur kreun e renditjes dhe duke qenë pranë ngjitjes sërish në Superiore. Në grupin e skuadrave për mbijetesë, ia ka dalë Elbasani, që merr 3 pikë të arta.
Në sy bie fitorja 5-2 e Bylisit ndaj Egnatias. Plot 7 gola u deshën që në fund ballshiotët të merrnin trepikëshin e artë që i lejon të vazhdojnë të qetë drejt Superiores.
Gjithashtu Dinamo, ka fituar 3-1 kundër Korabit. Kryeqytetasit ishin në një formë të mirë mbasditën e sotme duke bërë një paraqitje shumë të mirë.
Në barazim është ndarë ndeshja mes Orikut dhe Lushnjës, ndërsa Elbasani dhe Apolonia kanë marrë fitore të vyera.
GRUPI A, PLAY-OFF
Dinamo-Korabi 3-1
Kolgega 33′, Vrapi 40′, Sefa 82’/ Skuka 60′
GRUPI B, PLAY-OFF
Bylis-Egnatia 5-2
Guindo 31′, Murataj 67′, Bepe 77′, Adroj 87′, Aliaj 90+5’/ Bakalli 56′, Troka 71′
Orikumi-Lushnja 1-1
Kongjoni 38′, Allkanjari 46′
GRUPI B, PLAY-OUT
Turbina-Apolonia 0-1
Mihana 2′
Elbasani-Tomori 2-0
Lleshi 18′, Nuri 63′