MENU
klinika

Premier League, java 32

City kalon pa probleme Fulham, rimerr kreun

30.03.2019 - 15:22

Manchester City ka bërë “detyrën” edhe në transfertën me Fulham, duke fituar pastër 2-0 dhe rimarrë kështu kreun e Premier League, duke shpresuar në ndalesën e Liverpool nesër ndaj Tottenham.

“Qytetarët” kanë kaluar shpejt në avantazh, që në minutën e pestë, kur Aguero shpërben për Bernardo Silvan, që nuk fal dhe zhbllokon rezultatin.

Por City nuk do të ndalej këtu, në minutën e 27-të dyfishon shifrat me anë të Agueros. Ndërrohen rolet, kësaj radhe është Bernardo Silva ai që jep asistin e golit.

Aguero vijon të kryesojë në renditjen e shënuesve më të mirë, tashmë në kuotën e 19 golave, 2 më shumë se Salah, Mane Kane dhe Aubameyang. Një luftë e fortë edhe në këtë front.

Pjesa e dytë ka pasur plot raste, ndërsa në fund miqtë kanë menduar më shumë të qarkullojnë topin dhe mos harxhojnë energji, sesa të shënojnë më. Ndërsa vendasit duken të dorëzuar dhe thuajse të rënë nga Premier League.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN