MENU
klinika

Ish-trajneri kuqezi

De Biasi tregon impenjimin e tij të ri

27.03.2019 - 20:04

Menjëherë pas shkarkimit të Panuccit, De Biasi u lakua se mund të rikthehet në krye të Kombëtares shqiptare. Ndërsa emri i teknikut italian është lakuar edhe si drejtor i ekipeve kombëtare

Por Gianni De Biasi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka lajmëruar një iniciativë të re. Ai ka krijuar një shkollë futbolli lëvizëse dhe ndoshta kjo do të vijë edhe në Shqipëri.

“Dua të ndaj me miqtë e ‘Facebook’ këtë iniciativë time të re. Eksperiencat e maturuara, fillimisht si futbollist e më pas si trajner, do të doja që të mund të ndihmojnë të rinjtë e shumtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë”, – shkruan De Biasi.

“Për këtë motiv krijova ‘Italia Football Talent’, një shkollë futbolli lëvizëse, me qëllimin për të zbavitur dhe për të rritur të rinjtë”, – përfundon lajmërimi i trajnerit që udhëhoqi Shqipërinë në atë kualifikim historik në “Euro 2016”.

Gjithsesi, ky angazhim nuk e pengon De Biasin të pranojë të paktën detyrën e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare shqiptare…