MENU
klinika

Harroni këto tri mite!

Dëshironi flokë të shëndetshme dhe magjepsëse?

16.03.2019 - 09:21

Ndonëse shumica e femrave investojnë shumë mund, kohë e para, por flokët e shëndetshme e magjepsëse me vështirësi arrihen.

Ka shumë mite të cilat faktikisht janë pengesa e parë drejt arritjes së flokëve të tillë.

Stilistët e flokëve kanë treguar se cilat mite duhet t’i injoroni në mënyrë që të keni flokë të mira e të shëndetshme.

“Prerja e shpeshtë e stimulon rritjen e flokëve”

Kjo është këshillë që thuajse secila shoqe jua ka dhënë, por mbetet vetëm një mit. Maksimumi se sa rriten flokët është 2 centimetra në muaj, pavarësisht sa shumë mundoheni për ta rritur këtë. Prerja apo largimi i majave të dëmtuara mund t’jua bëjë flokët të duken më të shëndetshme dhe me më densitet, por nëse dëshironi që flokët t’ju rriten më shpejt, në vend të prerjes, përqendrohuni të gjeni produkte që jua ushqejnë flokët dhe e inkurajojnë rritjen e tyre.

“Uji i ftohtë ndikon në shkëlqimin e flokëve”

Ky është një keqkuptim. Flokët nuk përmbajnë qeliza të gjalla, në të cilat ndikon ngrohtësia e ujit. Për të kontribuar në flokë më të shkëlqyeshme, gjeni një zbutës më të mirë dhe harroni pastrimin e panevojshëm me ujë të ftohtë.

“Larja e shpeshtë e flokëve ndikon në rënien e flokëve”

Rënia e flokëve nuk ka të bëjë asgjë me larjen e shpeshtë. Në fakt, rënia e flokëve është problem tjetër.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”