MENU
klinika

Tronditet Vlora

Djali i vendos tritolin babait

31.03.2019 - 13:47

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i lëndës eksplozive në oborrin e banesës së shtetasit Fredi Osmanaj.

Siç raportohet, eksplozivi është vendosur nga djali i pronarit të banesës, me inciale E. O., i cili është shpallur në kërkim nga policia. Shpërthimi, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mësohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes babait e djalit.

Njoftimi i Policisë:

“Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku në oborrin e një banese shpërtheu një sasi lënde eksplozive. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 00:40 të datës 30 mars 2019, ku në oborrin e banesës së shtetasit F. O., ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla materiale, pas hetimeve intensive të Policisë së Vlorës është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, motivit të saj, si dhe identifikimi e shpallja në kërkim e autorit të dyshuar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i shtetasit F. O., (shtetasi E. O.,). Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. O., të shpallur në kërkim.

Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftim.