MENU
klinika

Bundesliga, Java 27

Dortmund i merr kreun Bayern-it, gol Rashica

30.03.2019 - 17:34

Bayern Munchen është ndalur në transfertën në Freiburg, duke barazuar 1-1 dhe ka përfituar Dortmund, që fiton 2-0 në shtëpi ndaj Wolfsburg dhe merr kështu kreun e renditjes.

Dy gola të Paco Alacer në minutat 91′ dhe 94′ i kanë dhuruar fitoren 2-0 Borussia Dortmund në shtëpi kundër Ëolfsburg-ut.

Bavarezët kanë marrë një barazim zhgënjyes 1-1 në fushën e Freiburg-ut falë golit të realizuar nga Robert Leëandoëski në minutën e 22-të, pasi vendasit kishin kaluar në avantazh me Holer në minutën e tretë.

Ndërkohë, Werder Bremen ka fituar 3-1 në shtëpi kundër Mainz-it falë një tjetër paraqitje të mirë të Milot Rashicës. Ylli i kombëtares kosovare ka realizuar golin e parë të vendasve në minutën e 3-të dhe ka dhënë asistin për golin e tretë të Kruse (63′), me këtë të fundit që ka realizuar edhe golin e dytë për Werder.

Werder është ngjitur në vendin e gjashtë të renditjes, i fundit që siguron pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Europa League, dhe është pesë pikë larg zonës  Champions.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN