MENU
klinika

Zhvillimi i trurit

Dy lojëra për të pjekur mendjen e fëmijëve tuaj!

09.03.2019 - 17:44

Truri është organ shumë kompleks, por mbetet pjesë shumë e rëndësishme e trupit njerëzor.

Hulumtimet kanë zbuluar se zhvillimi i trurit ndodh më së shumti kur fëmija është në moshën 2-5 vjet, transmeton Telegrafi.

Në këtë moshë kritike ndodh zhvillimi i vërtetë i trurit, i cili pastaj zhvillohet në personalitetin e fëmijës dhe në nivelin e inteligjencës.

Një studim sugjeron se 90% e zhvillimit të trurit ndodh në fëmijërinë e hershme dhe se fëmijët duhet të “stërviten” gjatë kësaj faze.

Lojërat e trurit dhe gjërat tjera që ndihmojnë në zhvillimin e trurit janë shumë të rëndësishme. Sot, shumë psikologë e theksojnë rëndësinë që aktivitetet e ndryshme e kanë në zhvillimin e trurit të fëmijës.

lojeratperfemije-konica.al

Prandaj, duke marrë parasysh këtë, më poshtë ju sjellim dy prej lojërave më të njohura, për të cilat ekspertët thonë se ua forcojnë fëmijëve mendjen.

Enigmat

Tani, problemet janë pjesë shumë kruciale e zhvillimit të trurit të fëmijës.

Loja e enigmës ndikon në mënyrën se si truri stimulon dhe e interpreton një imazh, dhe se si mund t’i lidhë copat. Hulumtuesit thonë se lojërat e enigmave t’i përfshini me patjetër në aktivitetet ditore të fëmijëve.

Lojërat me probleme e zhvillojnë edhe koordinimin sy-duar, e zhvillojnë mendimin logjik dhe e ndihmojnë fëmijën të mësojë si t’i lidhë copëzat.

Loja labirint (Maze)

Lojërat me labirint janë të mahnitshme, sepse e detyrojnë trurin të mendojë shumë. Pra, këto lojëra janë të shkëlqyeshme në tërësi sepse fëmija ka shansin të eksplorojë shumë mundësi.

Përveç kësaj, kjo lojë ua zhvillon fëmijëve edhe aftësitë vizuale, ua zhvillon aftësitë motorike dhe e rritë aftësinë për t’i zgjidhur problemet.