MENU
klinika

Tuberkulozi

Flet Agimi dhe Mirela: S’e dini se ç’ju pret!

18.03.2019 - 19:39

Turbekulozi , një sëmundje që gjendet kudo ku njerëzit janë në kontakt të ngushtë me njerin. Mirela dhe Agimi na kanë treguar simptomat e tyre dhe se si ata u diagnostikuan me turbekuloz.

Tuberkulozi (TB) është një sëmundje e shkaktuar nga bakteret që përhapen përmes ajrit nga personi në person. Nëse nuk trajtohet si duhet, sëmundja e TB mund të jetë fatale. Njerëzit e infektuar me baktere të TB që nuk janë të sëmurë mund të marrin ilaçe për të parandaluar sëmundjen e TB-së nga zhvillimi në të ardhmen.

Çdokush mund të marrë TB

Në fillim  Agimi  mendonte se kishte grip. Ai kishte të  dridhura, ishte i lodhur gjatë gjithë kohës dhe nuk kishte oreks. Pas pothuajse një muaji të djersitjeve të natës, dhimbjes së kraharorit, kollës së vazhdueshme dhe humbjes së rreth 30 kilogramëve pa shkak , ai  e dintë  se diçka nuk shkonte sic duhet  dhe shkoi tek doktori.

Pas disa javësh me  vizita mjekësore , analiza  të ndryshme  dhe simptoma  të përkeqësuara, ai u shtrua  në spital.

Përfundimisht Agimi u diagnostikua me turbekuloz (TB).

“Që kur më panë  doktorët , më thanë që  ne mendojmë se keni tuberkuloz. Ndërsa isha duke u përgatitur për analizat , unë qeshta sa munda dhe u thashë se askush nuk merr tuberkuloz.  Njëri nga mjekët qeshi dhe tha : mirë, ne mendojmë se e keni atë, ” – tregon Agimi .

Mirela  kishte një përvojë të ngjashme. Filloi me një kollë dhe dhimbje të fytit. Ajo fillimisht u diagnostikua me infeksion  streptokok në fyt  dhe iu dhanë  antibiotikë. Por kollitja vazhdoi. Ajo gjithashtu filloi të djersiste shumë  natën dhe të kishte  ethe. Një natë ajo u zgjua  nga kolla e rëndë që kishte  dhe filloi të villte . Ajo e dinte se diçka kishte dhe shkoi menjëherë në spital. Pas gjashtë muajsh  pasigurie dhe shumë analizash të bëra , më në fund u diagnostikua me TB.

“Një nga shqetësimet kryesore që kisha kur u diagnostikova  me TB ishte familja ime . Mendoja se si  këto 6  ose 7 muajt e fundit , pa e ditur se isha e infektuar, kam eksopozuar familjen , kolektivin e punës dhe miqtë e mi ndaj kësaj sëmundje “- thotë Mirela.

Çdokush mund të preket nga turbekulozi.

Njerëzit me sëmundjen e turbekulozit  mund të gjenden në çdo shtet; në zonat dhe qytetet rurale; në shkolla, vende pune, shtëpi; dhe në shumë vende të tjera ku njerëzit janë në kontakt të ngushtë me njeri –tjetrin.