MENU
klinika

Euro 2020

Gjermania po “hakmerret” ndaj Holandës

24.03.2019 - 21:40

Holandë-Gjermani, ndeshja e madhe e Grupit C të fazës eliminatore për Euro 2020, është zhbllokuar pas 15 minutash.

Miqtë kanë arritur të gjejnë golin me yllin e Manchester City-t, Leroy Sane, i cili është lënë i lirë në zonën e rreptësisë për shkak të një rrëzimi të De Ligt.

Manuel Neuer ka treguar kundër Holandës se është portieri më i mirë jo vetëm i Gjermanisë, por i të gjithë botës.

Numri një  i kombëtares së Joachim Low i ka mohuar dy gola të sigurt sulmuesit të Holandës, Ryan Babel, me dy pritje të jashtëzakonshme në harkun e dy minutave.

Pasi ka shpëtuar rezultatin, portieri i Bayern ka parë Gnabry të realizoj golin e dytë të gjermanëve me një goditje të mrekullueshme në limitet e zonës së rreptësisë në minutën e 34-t.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN