MENU
klinika

"Euro 2020"

Goleadë e Anglisë, Portugalia ngec sërish

25.03.2019 - 23:04

Duket si film i parë, Anglia shënon përsëri 5 gola, ndërsa Portugalia ngec sërish në shtëpi. Anglia ka fituar edhe ndeshjen e dytë të kualifikueseve me goleadë.

Tre Luanët kanë mposhtur Malin e Zi me rezultatin 5-1 në Podgoricë. Pas fitores 5-0 ndaj Republikës Çeke, anglezët, të cilët po kalojnë një formë të shkëlqyer, kanë treguar edhe njëherë tjetër rrezikshmërinë në zonën kundërshtare.

Dhjetë gola të shënuar në dy ndeshje nuk janë pak. Southgate po formon një skuadër të mbushur me talente si Sancho apo Hudson-Odoi, pa harruar Sterling apo Kane të cilët janë akoma të rinj.

Ishte Vesovic i cili zhbllokoi rezultatin për vendasit, por dy golat e Keane dhe Barkley përmbysën gjithçka për miqtë që në pjesën e parë.

Pas pushimit ishte përsëri Barkley dhe Harry Kane që shënuan dy golat e tjerë, përpara se të shënonte Sterling golin e pestë. Anglia kryeson grupin A me gjashtë pikë të plota.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Në Portugali, Cristiano Ronaldo ka dalë nga fusha i dëmtuar. Gjatë ndeshjes së Portugalisë me Serbinë, sulmuesi i Juventus është detyruar të largohet nga loja në minutën e 30-të.

Shkak me sa duket ka qenë një tërheqje muskulore e pësuar në kofshën e majtë. Tifozët e Juves shpresojnë që të mos jetë diçka serioze dhe ai të rikthehet sa më shpejt në fushë pasi bardhezinjtë kanë shumë nevojë për të.

Sa i përket ndeshjes, miqtë shënuan të parët në minutën e shtatë si pasojë e një penalltie. Tadic u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Goli i barazimit për vendasit ka ardhur në minutën e 42-të me anë të Pereiras. Dy ndeshje, dy pikë për Portugalinë, që rrezikon kualifikimin me këto dy rezultate.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN