MENU
klinika

Mori ftesë nga Bushi

Greqia na rrëmben edhe një tjetër talent

16.03.2019 - 16:29

Greqia po rrëmben një e nga një talentët kuqezi kohët e fundit. Pas Durmishajt dhe Vrushajt, Greqia merr edhe Leonidas Rossi, që ka lindur në Sarandë dhe është 19 vjeç. 

Sipas njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, mbrojtësi i majtë tek Apollon Smyrnis, fillimisht ka pranuar ftesën e Alban Bushit për të përfaqësuar Shqipërinë U-21, por një ditë më pas, ka refuzuar.

Babai i tij, në kontakt me trajnerin Bushi, ka thënë se do të përfaqësonin Greqinë, që paralelisht me Shqipërinë i ka dërguar ftesë.

Për Leonidas Rossin ishte ftesa e parë kuqezi.  Në njoftim thuhet dhe se Rubin Hebaj është dëmtuar dhe në vend të tij do të vijë Redon Xhixha i Laçit.

NJOFTIMI I FSHF

Përshëndetje të gjithëve,

Ndryshime në listën e Shqipërisë U-21

Ditën e sotme lista e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet zyrtare eliminatore të U21 kundër Turqisë dhe Andorrës ka pësuar dy ndryshime. Sulmuesi i Partizanit, Rubin Hebaj ka pësuar një dëmtim dhe nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi duke u zëvëndësuar nga sulmuesi i Laçit, Redon Xhixha.

Ndryshimi i dytë ka të bëj me mbrojtësin Leonidas Rossi të cilit i është dërguar ftesë zyrtare nga trajneri Alban Bushi për grumbullimin duke e pranuar këtë ftesë.

Ditën e djeshme lojtari është njohur me listën e shpallur nga U-21 e Greqisë dhe ka refuzuar grumbullimin me Shqipërinë.

Trajneri Bushi ka marrë kontakt me babain e lojtarit i cili është shprehur se qëndrrimi tyre ka ndryshuar dhe lojtari ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN