MENU
klinika

Mbrojtësi shqiptar

“Greqia nuk më ftoi, zgjodha Shqipërinë”

29.03.2019 - 11:32

Nuk shquhet për një futbollist polemikash. Natyra e tij e qetë nuk e vë në qendër të vëmendjes, por gjithsesi, ai ka rrëfyer prapaskenën me Greqinë.

Fjala është për Enea Mihajn, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që ka luajtur vetëm 2 minuta si kuqezi, në humbjen 2-0 ndaj Skocisë shtatorin e kaluar.

Mihaj rrëfen se ka pritur një ftesë nga kombëtarja greke, por ajo nuk erdhi kurrë, ndaj duke parë interesimin nga Kombëtarja shqiptare, pranoi të vishej kuqezi.

Në një intervistë për mediet greke, 20-vjeçari ka folur sërish në lidhje me situatën e tij dhe zgjedhjen e bërë. Lojtari i Panaitolikos e ka pranuar se ka zgjedhur ekipin tonë vetëm se nuk pati interesim nga Greqia.

enea mihaj
enea mihaj

“Po, e pranoj, dëshira ime ishte të luaja për Greqinë. Nuk shfaqën interes për mua, ndërsa Shqipëria më ka kërkuar me ngulm për një vit.

I vlerësova përpjekjet e tyre dhe e pranova ftesë për t’iu bashkuar kësaj kombëtareje. Unë e justifikoj zgjedhjen time, pasi kam luajtur në arenën ndërkombëtare me lojtarë që luajnë në liga të rëndësishme dhe kam fituar shumë prej kësaj”, – u shpreh Mihaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN