MENU
klinika

Zëvendëson Icardin?

Habit Inter, kërkon Lewandowskin

01.03.2019 - 13:50

Ende pa marrë një zgjidhje përfundimtare çështja e Mauro Icardit, Inter është hedhur në sulm për të zëvendësuar sulmuesin argjentinas.

Klubi zikaltër është duke përgatitur një ofertë për Bayern Mynchen, për të rrëmbyer sulmuesin polak Robert Lewandowski, që shihet si zëvendësues ideal i Icardit.

Lewandowski e kryeson listën e lojtarëve që mund ta zëvendësojnë Icardin tek Inter, sipas mediave italiane. Icardi pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës.

Problemet rreth Icardit filluan të bëhen publike kur Interi ia mori shiritin e kapitenit dhe në vend të tij, kapiten u bë Samir Handanovic, më 13 janar. Icardi nuk ka pranuar të luajë për klubin zikaltër që nga atëherë.

rummenigge dhe Lewandowski
rummenigge dhe Lewandowski

Agjentja dhe bashkëshortja e Icardit, Wanda Nara, besohet se ka ndikuar që situata mes argjentinasit dhe klubit të tij të vijë deri në këtë fazë, pasi që ajo vazhdimisht kishte deklaruar se klubi nuk po ia plotëson kushtet bashkëshortit.

Në vend të Icardit, Inter pritet të sjellë qendërsulmuesin polak Lewandowski, i cili i ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje të këtij sezoni me Bayernin.

Përmes një postimi të gjatë në Instagram, Icardi shpjegoi dje për problemet mes tij dhe klubit zikaltër. Ky reagim erdhi pasi trajneri Spalletti ka refuzuar të flasë për sulmuesin zikaltër, duke thënë: “Dua të flas vetëm për ata që e duan Interin”.

REAGIMI I ICARDIT:

“Dashuria tregohet në momentet më të vështira”.

Është në momente të tilla që unë kam vendosur të qëndroj tek Inter. Kur kam ndier se mund ta ndihmoja ekipin me golat e mi, ta bëja më të fortë.

Më të fortë se problemet me fair play-in financiar. Më të fortë se vështirësitë, kur ishin të shumtë ata që thoshin se nuk vlenim shumë si ekip.

Kam realizuar ëndrrën time dhe të gjithë ne interistëve duke u kthyer në Champions League me ekipin kapiten i të cilit isha. Kam respektuar tifozët, shokët e skuadrës, klubin dhe të gjithë trajnerët që kanë kaluar gjatë kohës time këtu. E kam bërë për Interin.

Nuk e di nëse në këtë moment ka dashuri dhe respekt kundrejt Interit dhe kundrejt meje. Nuk e di nëse disa duan t’i zgjidhin këto probleme për dashurinë që kanë për Interin.

Në një familje mund të ndodhin shumë gjëra, të mira dhe të këqija. Dhe për dashuri mund të durohet gjithçka, por nuk duhet të mungojë kurrë respekti.

Këto janë vlerat e mia, këto janë vlerat për të cilat kam luftuar gjithmonë. Në historinë time. Tek Interi dhe me Interin”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN