Ende nuk dihet shkaqet, por Spanja do të ndeshet sonte me Maltën për kualifikueset e Euro 2020 pas trajnerin Luis Enrique, teksa vendin e tij do ta marrë ndihmësi i tij, Roberto Moreno.
“Zyrtare! Ju informojmë se trajneri ynë, Luis Enrique Martinez, nuk do të jetë për ndeshje e sotme për motive familjare të forcës madhore. Ne kërkojmë liri veprimi dhe respekt për privatësinë e tij. Trajneri i dytë, Robert Moreno do të udhëheqë ekipin sonte”, – thuhet në deklaratën zyrtare të federatës spanjolle.
Ende nuk dihen motivet qarta të largimit të trajnerit Enrique pranë familjes së tij, teksa Spanja i është besuar ndihmësit të tij, me të cilin ka punuar që në fillimet e tij kur drejtonin Barcelonën B.
Spanja fitoi 2-1 ndeshjen e parë ndaj Norvegjisë, ndërsa besohet se do të kalojë me sukses edhe ndeshjen e sotme ndaj Maltës.