MENU
klinika

Serie A, Java 26

Inter bie në Cagliari, Champions në rrezik

01.03.2019 - 22:29

Pas barazimit në Firenze, Inter ka shkuar edhe më keq në Sardegna, ku Cagliari ka fituar 2-1 në shtëpi, duke rrezikuar seriozisht vendin e tretë të zikaltërve.

Milan i vendit të katërt dhe Roma e vendit të pestë, që kanë një ndeshje për të luajtur, janë respektivisht dy dhe tri pikë larg zikaltërve.

Cepittelli (31′) dhe Pavoletti (43′) kanë qenë autorët e golave të Cagliari-t, ndërsa Lautaro Martinez (38′) ka barazuar përkohësisht për skuadrën e Luciano Spalletti-t. Në minutat e fundit, vendasit kanë humbur edhe një penallti me Pavoletti-n.

Një humbje e papritur kjo për milanezët, të cilët kishin fituar katër ndeshjet e mëparshme të kampionatit të luajtura kundër ekipit sard, që mban vendin e 14-të në renditje.

Zikaltrit duhet të shpresojnë te Sassuolo dhe Lazio, dy kundërshtarët e ardhshëm të Milan-it dhe Roma-s, për të qëndruar në zonën Champions.