MENU
klinika

Shorti i Champions League

Juventus është me fat, ka derbi anglez

15.03.2019 - 12:22

Sapo është hedhur shorti i fazës çerekfinale të Champions League, ku natyrisht nuk kanë munguar edhe përballjet e forta, mes skuadrave pretendente.

Juventus ka qenë me fat, teksa do të luajë me Ajax, me ndeshjen e parë që do të luhet në Amsterdam dhe e kthimit në Torino. Edhe Liverpool ka një përballje të lehtë, teksa do të ndeshet me Porton.

Ka derbi anglez, Tottenham do të presë Manchester City. Në fakt pritej një përballje mes skuadrave angleze, por është shmangur derbi i Manchester-it.

Dhe në fund superdueli mes Barcelonës dhe Manchester United. Spektakli është i garantuar, me dy ndër skuadrat më në formë për momentin në Europë.

Ndërkohë, është hedhur edhe shorti i gjysmëfinaleve, ku fituesi i Tottenham-City do të ndeshet me fituesin e Ajax-Juventus. Ndërsa fituesi i Barcelona-United do të ndeshet me fituesin e Liverpool-Porto.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa të kthimit më 23 prill dhe 24 prill. Gjysmëfinalet do të luhen gjatë majit, ndërsa finalja më 1 qershor në “Wanda Metropolitano” në Madrid.