Shumë lojtarë të mëdhenj kanë dështuar si trajnerë, por disa ia kanë dalë mbanë. Deschamp dhe Zidane janë të fundit ia dolën të ngrenë trofe.
Sidoqoftë, francezët nuk janë të vetmit që kanë shkëlqyer si futbollistë dhe si trajnerë në të njëjtin klub, ose kombëtare. Ne po ju njohim me disa raste të tilla:
Aragones – Atlético Madrid
Si futbollist fitoi tre tituj kampioni me Atlético Madrid. Ai e përsëriti vetveten edhe si trajner, në disa faza, por ajo që nuk arriti dot ishin titujt.
Beckenbauer – Gjermani
Te Bayern Munich u bë mbrojtësi më i mirë në botë, por, gjithashtu, ishte referencë kryesore kur mbronte fanellën e Gjermanisë. Me historinë e Botërorit 1974, si një shembull i përsosur, Beckenbauer u bë kampion botëror.
Këtë e përsëriti në vitin 1990, jo si futbollist, por si trajner. Në Kupën e Botës së zhvilluar atë vit në Itali, ai e drejtoi kombëtaren gjermane drejt triumfit, duke pasur në dispozicion lojtarë si Matthaus, Klinsmann, Völler…
Cruijff – Barcelona
Edhe pse luajti me Ajax dhe kombëtaren holandeze, te Barcelona u shpërblye më mirë talenti i tij i madh. Me katalanasit fitoi titullin kampion dhe Kupën e Mbretit si futbollist.
Megjithatë, Johan Cruyff u kthye disa vite më vonë si trajner, për të bërë Barcelonën më të mirën e Europës, duke fituar Champions-in e parë në historinë e klubit dhe duke na lënë në mendje një ekip për “kornizë”.
Del Bosque – Real Madrid
Si futbollist, ai fitoi pesë tituj kampioni dhe katër Kupa Mbreti, ndërsa si trajner mori dy Champions, plus një titull në La Liga. Pa bërë shumë zhurmë as si lojtar, as si trajner, Del Bosque ka një rekord të madh me Real Madridin.
Ancelotti – Milan
Pas triumfit në Romë dhe në Milano, ku fitoi dy Kupa Europiane (sot, Champions) si futbollist, Ancelotti u largua për të bërë historinë e ardhshme me kuqezinjtë si trajner, duke fituar dy Champions. Një legjendë e fundshekullit të kaluar dhe fillimit të këtij aktual.
Guardiola – Barcelona
I ardhur nga akademia e klubit katalanas, ai luajti më shumë se 260 ndeshje me Barcelonën dhe fitoi 12 tituj, disa prej të cilëve nën drejtimin e Johan Cruijff. Megjithatë, si trajner, Pep i përmirësoi këto rekorde, duke arritur gjashtë të tillë në debutimin në “Camp Nou”.
Simeone – Atlético Madrid
Si futbollist luajti në dy faza për “Rojiblancos: Eksperienca e parë ndodhi në vitet 1994-1997. Ai u kthye aty për eksperiencën e dytë, 2003-2006. Si trajner e nisi punën në sezonin 2011-2012 dhe vazhdon plot merita deri në ditët tona, duke i drejtuar të tijtë në fitimin e trofeve kombëtarë e ndërkombëtarë, si dhe drejt dy finaleve të Ligës së Kampionëve.
Luis Enrique – Barcelona
Objekt i transferimit të diskutueshëm Real Madrid-Barcelona, ai u tërhoq si lojtar i skuadrës katalanase pas fitimit të disa titujve në La Liga. Në vitin 2015, tashmë si trajner, duke pasur në dispozicion “tridentin” e frikshëm Neymar-Suárez-Messi, Luis Enrique fitoi “tripletën” e dytë të Barcelonës.
Zidane – Real Madrid
Ai kaloi vetëm pesë vite në kryeqytetin spanjoll si futbollist, por kjo periudhë i shërbeu për të fituar një La Liga dhe mbi të gjitha një Ligë Kampionesh të vitit 2002, në të cilën ishte protagonist absolut.
Në vitin 2016, në një situatë depresive të Real Madridit, pas gjashtë muajsh drejtimi nga Benitez, francezi mori përsipër “timonin” e një ekipi të vdekur, por e bëri atë kampion europian tri vite radhazi.
Deschamps – Francë
Franca ka fituar dy Kupa Bote dhe në të dyja, Deschamps ka shumë për të thënë. Në të parën, vitin 1998, Deschamps ishte kapiten i “gjelave”, ndërsa 20 vite më vonë, e udhëhoqi si trajner kombëtaren transalpine në “Rusia 2018”, ku mundi Kroacinë në finale.