MENU
klinika

"Euro 2020"

Kombëtarja, 3 gola për 3 pikë në Andorra

25.03.2019 - 22:39

Kombëtarja shqiptare ka marrë tri pikët e para në eliminatoret e “Euro 2020”, duke mposhtur 3-0 Andorrën në fushën e kësaj të fundit.

Kuqezinjtë e kanë nisur mirë sfidën në Andorrë, teksa që në minutën e dytë kanë goditur traversën me Uzunin.

Presioni ka vijuar edhe më pas, teksa tanët kanë pretenduar edhe një penallti, kur Grezda është penguar në zonë në mënyrë të parregullt. Gjyqtari sllovak nuk ka vërshëllyer.

Goli i parë për Kombëtaren do të vinte pas një gabimi amator të portierit mik, teksa Sadiku nuk fal dhe kalon kuqezinjtë në avantazh, duke qetësuar ekipin në minutën 21’.

Më pas Xhaka ka humbur një rast të pastër i vetëm në zonë. Pjesa e dytë ka qenë më e dobët për tanët, duke dalë shumë pak përpara dhe për pasojë rastet kanë munguar.

Goli i dytë ka ardhur sërish nga një gabim i vendasve, teksa Balaj rikuperon mirë, del i vetëm përballë portierit dhe shënon. 2-0 në minutën e 88-të dhe praktikisht sfida mbyllet.

Megjithatë, ka edhe një gol të tretë. Memushaj gjuan një goditje në hyrje të zonë, topi prek edhe traversën, aty ndodhet Abrashi dhe shënon golin e tretë.

ANDORRA-SHQIPËRI 0-3

21′ Sadiku, 88′ Balaj, 96′ Abrashi

Andorra: Gomes, Martinez (73′ Alaez), Vales (84′ Pujol), Rebes, Lima, Vieira, San Nikolas, Rubio, Jovera, Rodriguez, Klemente (67′ Cervos). Trajner: K. Alvarez.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha (87′ Memushaj), Kaçe, Xhaka (66′ Abrashi), Grezda (69′ Balaj), Uzuni, Sadiku. Trajner: E. Bulku.

Kartonë të verdhë: Lima, Rubio, Martinez, Gomes / Abrashi

Ndërkohë, Franca ka fituar 4-0 në shtëpi ndaj Islandës në shtëpi, duke u barazuar në krye Turqinë, që ka fituar pasdite edhe ndeshjen e dytë, 4-0 ndaj Moldavisë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN