MENU
klinika

Trajneri i ri

Kombëtarja, FSHF nis kontaktet me Hasin

26.03.2019 - 12:35

Ka nisur fushata për trajnerin e ri të Kombëtares, teksa janë lakuar edhe emrat e parë, duke nisur që nga rikthimi i De Biasit, De Canio apo boshnjaku Susic.

Ndërkohë, tifozët shqiptarë duan që trajner të jetë Besnik Hasi. Edhe Armand Duka nuk e ka përjashtuar që trajneri i të jetë shqiptar dhe duket se FSHF ka nisur negociatat me ish-kapitenin kuqezi.

Ish-mesfushori Besnik Hasi është një alternative serioze për të marrë drejtimin e Kombëtares. Aktualisht ai drejton skuadrën e Al-Read në Arabinë Saudite, por i skadon kontrata në maj.

Hasi vazhdimisht ka shprehur dëshirën për stolin kuqezi, ndërkohë që në karrierën e tij ai ka fituar titullin si trajner me Anderlecht dhe ka drejtuar më pas edhe Olimpiakos dhe Legia Warshaw.

Kombëtarja shqiptare nuk drejtohej prej 17 vitesh nga një trajner shqiptar dhe mbrëmë në stolin kuqezi është rikthyer një i tillë, pikërisht Ervin Bulku, i cili mori hak për humbjen e 17 prillit 2002, ku për herë të fundit drejtoi një trajner shqiptar (Sulejman Demollari).

FSHF mund të bie dakord me Hasin dhe me mbarimin e kontratës së tij aktuale, gjakovari ka kohën e duhur, pasi ndeshja e radhës është më 8 qershor ndaj Islandës në transfertë dhe më 11 qershor me Moldavinë (planifikuar në “Arena Kombëtare”).