Në konferencën para ndeshjes me Andorrën, ka folur edhe trajneri i Shqipërisë për këtë sfidë, Ervin Bulku, i cili ka luajtur para 17 vitesh në humbjen e pësuar në të njëjtin stadium.
“Ndeshja e nesërme? “Mua më është ngarkuar një përgjegjësi e madhe. Detyra ime është ta fitojë këtë ndeshje, bashkë me çunat, sepse ata bëjnë punë më të madhe në fushë”.
Kthim në Andorrë pas 17 vitesh? “Ndryshimi i vetëm është se këtë ndeshje do ta fitojmë patjetër dhe nuk besoj se do të përsëritet rezultati i asaj kohe “.
“Gjendja e Balës dhe Sadikut? “Do të shohim pas stërvitjes së fundit nëse do të jenë gati dhe nëse do të mund të luajnë të dy bashkë.”
Gjendja psikologjike? “Jemi munduar ta harrojmë sa më shpejt humbjen e pësuar kundër Turqisë dhe gjendja është shumë e mirë”.
“Çfarë mund të bëjnë këta lojtarë? “Këta janë 70% të lojtarëve që lumturuan shqiptarët në Francë dhe po këta lojtarë do të kërkojnë të marrin një fitore nesër. Kam bindjen se do të fitojmë”, – ka përfunduar trajneri i ri i Shqipërisë.