Kosova e ka nisur mirë vitin 2019, duke barazuar 2-2 në miqësoren ndaj Danimarkës, një rivali të fortë dhe me traditë në Europë.
Në fakt, ekipi përfaqësues kosovar ishte duke fituar deri në minutën e 92-të, kur Hjoberg barazoi shifrat në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Dardanët” bënë një ndeshje të shkëlqyer përballë yjeve danezë, që e kishim marrë shumë seriozisht këtë takim. Goli i parë u shënua nga Rrahmani. Mbrojtësi ndëshkon miqtë me një goditje me kokë në minutën e 43’ të takimit.
Në të dytën, miqtë barazuan me anë të yllit të skuadrës, Kristian Eriksen. Mesfushori i Totenhemit tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe rikthen baraspeshën në minutën e 63’.
Por vetëm 3 minuta më vonë, Celina shënon një supergol, pas kombinimeve të shkqlyera me Zenelin. Megjithatë, “Dardanët” nuk arritën të fitonin, pasi lojtari i Sauthempton, Hojbjerg barazoi gjithçka në minutat e fundit.
KOSOVË – DANIMARKË 2-2
Rrahmani 43’, Celina 66’ / Eriksen 63’, Hojbjerg 90+2’
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Halimi, Shala, Rashica, Celina, Zeneli, Muriqi. Trajner: Bernard Shaland
Danimarka: Shmajkëll, Dalsgard, Kristensen, Jorgensen, Ankersen, Brethuait, Lerager, Delanei, Hojbjerg, Jorgensen, Larsen. Trajner: Age Hareide