MENU
klinika

Europa League

Kur goli shënohet edhe pa “dashje”…

08.03.2019 - 12:50

Në këtë rast vlen shprehja e famshme në futboll: Kur do të hyjë, nuk ka perëndi që e ndalon. Një gol shumë i rrallë është shënuar në Europa League.

Sevilla, që njihet edhe si ekspertja e këtij trofeu, ka barazuar në shtëpi me rezultatin 2-2 ndaj Slavia Pragës, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në Pragë.

Takimi nisi çuditshëm, me vendasit që shënuan pas vetëm 24 sekondash lojë dhe në atë mënyrë ka vazhduar. Goli i dytë për Slavian e Pragës, i shënuar nga Kral ishte me të vërtetë një gol mjaft i çuditshëm dhe plotësisht aksidental.

Pas krosimit në zonë nga një goditje këndi, topi është përplasur te Kral dhe ka përfunduar në rrjetë, ndërkohë që vetë futbollisti i çuditur po kërkonte për topin duke mos e menduar se ka arritur të barazojë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Spektakolar si Maradona e Weah

75 metra me top, supergol i Gervinho

Supergol i Quagliarella (Video)

Gol spektakolar në sfidën Sampdoria-Napoli