MENU
klinika

Gjermania

Low lë jashtë 3 yjet e Bayern Munchen

05.03.2019 - 16:14

Ka nisur revolucioni te kombëtarja e Gjermanisë. E thënë hapur nga trajneri Joachim Low, që nuk ka grumbulluar tre yje të ekipit gjerman dhe Bayern Munchen.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka konfirmuar se Mats Hummels, Jerome Boateng dhe Thomas Muller nuk do të grumbullohen më me përfaqësuesen.

Tre yjet kanë qenë pjesë e kombëtares gjermane, që fitoi Kupën e Botës në “Brazil 2014”. Trajneri ka thënë se 2019-a do të jetë “një fillim i ri për kombëtaren e Gjermanisë”.

“Ata kanë dhënë kontributin e tyre për shumë vite në kombëtare. Falënderoj Mats, Jerome dhe Thomas për vitet e jashtëzakonshme që kemi kaluar bashkë” – ka deklaruar shkurt Low.