Manchester United është rikthyer menjëherë te fitorja në Premier League, duke mposhtur në shtëpi 2-1 Watford. Një sukses që rikthen “Djajtë e Kuq” në vendin e katërt.
Ishte Marcus Rashford ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 28’ të takimit pas pasimit të Shaw nga e majta. Që prej debutimit të tij në shkurtin e 2016, Rashford ka shënuar 45 gola për klubin në të gjithë kompeticionet, më shumë se çdo lojtar tjetër.
Pas pushimit ishte Watford ekipi që insistoi për barazimin duke krijuar disa mundësi të mira, që u ndalën nga De Gea dhe në minutën e 73′ erdhi goli i nokautit nga Anthony Martial.
Kjo është hera e parë që pas sezonit 1995/96 që katër lojtarë të United ka shënuar 10+ gola në Premier League (Martial, Rashford, Lukaku, Pogba).
Miqtë arritën të shënonin në minutën e 90’ të takimit me Doucoure, por koha nuk mjaftoi për golin e barazimit. Një fitore mjaft e rëndësishme për United në luftën për një vend mes katër më të mirëve.