MENU
klinika

Mario njeh çdo detaj të shtëpisë

Mario Dedivanovic, i afërt me Kim Kardashian

15.03.2019 - 13:42

Mario Dedivanovic është një ndër grimerët më të mirë shqiptar dhe jo vetëm kaq. 

 

Fama e tij duket se është shtuar edhe nga miqësia me një prej femrave më seksi të planetit, Kim Kardashian.

Ai është “make-up” artisti personal i saj.

Dyshja shfaqen aq të afërt, sa që ai duket se di çdo detaj të shtëpisë së bashkëshortes së reperit amerikan, Kanye West.

Kim si përherë tepër seksi,  së fundi ka publikuar një fotografi në Instagram teksa shfaqet para dhomës së gardërobës.

 38-vjeçarja mes shumë komenteve që i janë bërë  ka pranuar se aty ndodhej edhe një i Marios, i cili i kërkon Kimit të shfaq edhe katër dollapët e tjerë, të cilat ai i adhuron pa mas.

Ndërkohë kujtojmë se ata të dy prej disa kohësh kanë nxjerrë në shitje edhe produkte kozmetike.