Të premten, një 28-vjeçar u ngrit, e mbushi makinën me armë, shkoi në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re dhe filloi të qëllonte të gjithë ata që mund të shihte. Për më tepër e transmetoi aktin e terrorit masiv për të parë në mediat sociale.
Dyzet e nëntë vetë u vranënga sulmi, që ndodhi në dy xhami të ndryshme në qytet.
Një video 17-minutëshe me një pjesë të sulmit, e cila qarkulloi nëpër internet më shpejt sesa censorët e mediave sociale mund ta hiqnin atë, është një nga të dhënat më shqetësuese dhe definitive të një sulmi masiv të epokës digjitale, një grotesk, si rekord i kapacitetit të njeriut për akte çnjerëzore.
Video të sulmeve janë shpërndarë për të shtuar terrorin, natyrisht. Por ajo që e bën këtë mizori “një veprim të jashtëzakonshëm dhe të pashembullt të dhunës”, siç e përshkroi kryeministrja Jacinda Ardern, është edhe natyra metodike me të cilën është kryer masakra dhe si është projektuar për viralizmin maksimal.
Megjithëse platformat si Facebook, Twitter dhe YouTube u përpoqën të zhduknin regjistrimin; mjetet e reja artificiale të inteligjencës të krijuara për të pastruar platformat e tilla të përmbajtjes terroriste nuk mund të mposhtin dinakërinë njerëzore dhe impulsin për të mashtruar. Shumë shpejt videoja u shkarkua dhe u pasqyrua në platforma të tjera në të gjithë globin.
Vrasësi donte vëmendjen e botës, dhe duke kryer një akt terrori masiv, ai e mori atë.
Nuk ishte akti i parë i dhunës që transmetohej në kohë reale.
Në vitin 2015, dy gazetarë në Roanoke, Virxhinia u vranë nga një person i armatosur që postoi pamjet në Twitter. Jo shumë kohë pas kësaj, Periscope, një aplikacion i transmetimit të drejtpërdrejtë, pati problem pasi transmetoi vetëvrasjen e një adoleshenti.
Vrasje të tjera janë transmetuar drejtpërdrejt në Facebook, si vrasja e rastësishme e Robert Godwin në vitin 2017. Ka pasur edhe regjistrime të shumta të konfrontimeve, ndonjëherë fatale me policinë.
E megjithatë, rasti i Christchurch duket ndryshe, pjesërisht për shkak të familjaritetit të dukshëm të autorit me “cepat” më të errët të internetit.
Sa e tmerrshme është vetë dhuna, aq e tmerrshme është edhe komuniteti online që ka favorizuar autorin. Ky mund të jetë realiteti ynë i ri…