MENU
klinika

Intervista

Messi: Bukur kur luaja kundër Ronaldos

29.03.2019 - 16:03

Lionel Messi flet rrallë, por kur e bën, mundohet të jetë sa më i sinqertë. Këtë e ka bërë edhe sot në një intervistë, teksa ka zbuluar gjithçka rreth jetës së tij së fundit.

Messi u ndal të flasë për dështimin që po përjeton te Argjentina dhe më pas u fokusua te futbolli i sotëm dhe yjet që kanë perspektivë.

Yjet – “Sot për sot, ka shumë lojtarë të mirë si: Neymar, Mbappe, Suarez, Hazard. Njëri prej tyre mund të bëhet më i miri në votë. Ronaldon e përjashtoj nga këta, e marr lart bashkë me veten time.”

Ronaldo – “Ishte bukur kur luaja kundër Ronaldos edhe pse ishte e vështirë dhe më ka shkaktuar vuajtje. Isha i zemëruar kur Real Madrid fitonte tituj. Do të ishte bukur nëse ai do të ishte ende këtu.”

ronaldo messi
ronaldo messi

Juventus – “Kam shumë respekt për këtë klub. Janë ekip shumë i fortë, me lojtarë shumë të mirë. Me afrimin e Ronaldos edhe më shumë. Me fitoren ndaj Atletico Madrid mori shumë avantazh, shpresoj që edhe ne të jemi atje.”

Gënjeshtrat – “U bë e zakonshme të thuhen gjëra për mua. Njerëzit shpikin, flasin edhe kur nuk jam. E di që po flasin shumë, por nuk më habit fare.

Shumë gënjeshtra dhe gjëra të shpikura më bëjnë të zemërohem, për shkak se njerëzit besojnë se realiteti është që unë jam stërvitur pak për të mos luajtur të gjitha ndeshjet.”

Argjentina?  – “Nëse nuk do të kualifikohemi, do të ishte një nga dështimet më të mëdha. Kur vuaj me Argjentinën, familja është e para që e vuan më shumë, pastaj miqtë.

Ka shumë gënjeshtra. Dikush thotë diçka, njerëzit e blejnë atë dhe atëherë unë dal si bir kurve. Dua të fitoj diçka me Argjentinën. Është e rëndësishme.”

Mendova të mos kthehesha më, por u ktheva. Djali më pyeti: përse të kanë “vrarë” në Argjentinë? Jemi profesionistë, nuk do të kisha shkuar në kombëtare, nëse dikush do të më detyronte ta bëja.

Erdha në shtëpinë time. Kur u largova pas Botërorit, nuk fola me askënd. Trajneri Skaloni më thirri disa herë dhe më tregoi projektin. Vendosa të kthehem”.