Barcelona ka vuajtur në derbi, por gjithsesi, e ka zgjidhur atë, duke fituar 2-0 ndaj Espanyol, ku edhe njëherë tjetër Messi ishte faktor, duke shënuar golin e 31-të në kampionat.
Siç tregohet edhe nga rezultati, skuadra e Valverde-s nuk e ka patur të lehtë të marrë tri pikët sot. Gjithsesi, fati i ka buzëqeshur vendasve, të cilët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 71-të pas një autogoli të Sanchez.
Një autogol që ka ardhur pas një goditje dënimi të zgjuar të Leo Messi-t, i cili i ka siguruar fitoren ekipit të tij në minutën e 89-të me një finalizim perfekt me të majtën.
Barcelona kryeson La Liga-n me 69 pikë, 13 më shumë se Atletico Madrid i vendit të dytë, që do të luajë mbrëmjen e sotme në fushën e Alaves.