MENU
klinika

Serie A, Java 28

Milan bie edhe në Genoa

30.03.2019 - 22:33

Milan nuk ngre kokë edhe pas derbit. Kuqezinjtë janë mposhtur 1-0 në Genoa nga Sampdoria, duke rrezikuar kështu vendin e katërt në renditje.

Gjithçka nisi keq për Milan, që ka pësuar gol që në sekondën e 30-të të takimit. Ashtu si në ndeshjen me Inter dy javë më parë, skuadra e Gattuso-s ndëshkohet që në fillim.

Ishte gafa trashanike e Donnarumma-s që i dha mundësinë Defrel të golin e avantazhit vendasve krejt papritur.

Megjithatë, portieri i përfaqësueses italiane nuk mund të cilësohet si përgjegjësi i vetëm për këtë disfatë të ekipit, pasi kishte mjaftueshëm kohë për të përmbysur gjithçka.

Milan nuk arriti t’i shfrytëzonte mundësitë e krijuara dhe në fund të takimit pretendoi për një penallti, por që arbitri Orsato e mohoi, pasi u konsultua edhe me VAR.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN