26.03.2019 - 22:16
Pas disfatës në miqësore me Venezuelën, Argjentina ia ka dalë në të radhës, duke fituar 1-0 në Marok, edhe pse në këtë sfidë ka munguar Lionel Messi.
Tifozët argjentinas duhet të prisnin minutën e 84’ për të festuar golin e fitores. Ishte sulmuesi i Atletico Madrid Angel Correa ai që ka zhbllokuar rezultatin në fund të takimit duke i dhënë fitoren vendit të tij.
Ky ishte testi i fundit i trajnerit Lionel Scaloni në prag të Copa America 2019. Pas paraqitjes zhgënjyese të premten ndaj Venezuelës, kjo fitore qetëson situatën në vendin e Amerikës së Jugut.
Edhe Maroku po përgatitet për një turne veror teksa do të marrë pjesë në Africa Cup of Nations 2019 që do të zhvillohet në Egjipt.