Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi vijon të shënojë në kampionatin turk. Ai ka realizuar edhe këtë javë për skuadrën e Rezispor në Turqi.
Muriqi përfitoi nga një gabim i mbrojtësit dhe shënoi që në minutën e dytë të ndeshjes. Ky sezon ka rezultuar të jetë tejet pozitiv për 24-vjeçarin, teksa ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 26 javë të kampionatit turk.
Falë golave të tij, Rezispor u largua nga vendi i fundit të tabelës duke u ngjitur në vend në vend të 6-të, që në rast se ruan avantazhin sot, shkon në kuotën e 34 pikëve, 7 më shumë se vendi i 16-të.
GOL! 2′ Vedat Muriqi
Konyaspor 0-1 Çaykur Rizespor
Tüm videolar için • @KramponSportpic.twitter.com/TYQNSjySfC
— Krampon Media (@KramponUefaTV) March 16, 2019
Muriqi është grumbulluar me Kosovën dhe me formën e tij të mirë pritet të jetë vendimtar në ndeshjen e parë eliminatore ndaj Danimarkës në Prishtinë.