Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka shënuar përsëri në kampionatin kroat, kësaj radhe në derbin ndaj Dinamos së Zagrebit.
Uzuni do të gjente rrjetën në minutën e 79’ të lojës, kur ndeshja ishte 0-1 për Dinamon. Një top i ardhur nga krahu i djathtë, gjen Uzunin në zone, i cili me të djathtën e tij i bën një devijim topit, duke vendosur barazpeshën në fushë.
Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund të ndeshjes, me Lokomotivën që merr një pikë të rëndësishme në sfidën ndaj Dinamos.
Ekipi i Myrto Uzunit mbetet në vend të katërt në kampionat me 37 pikë, duke shpresuar kështu deri në fund për të kapur një vend në Kupat e Europës.
Ky ishte goli i shtatë në kampionat për Myrto Uzunin, i cili është shndërruar në lider tek ekipi i tij.